Kush do jetë pjesë e “Kafeneja Jonë” në sezonin e ri?!

Pas zbulimit për fillimin e sezonit të ri të “Kafeneja Jonë“, një pikëpyetje (?) e madhe mbetet ende ekipi i aktorëve që do jenë pjesë e serialit për sezonin e ri!.

Arsyeja e kësaj pikëpyetje është angazhimi i shumicës së aktoreve në projekte të tjera televizive.

Duke filluar nga Naser Rafuna (Melja), Adem Mikullovci (Avni Bobaj) e Irena Cahani (Tezja Gane) të cilët së fundmi janë pjesë e kastit të aktorëve në “Çka ka Shpija” e duke vijuar me Fatmir Spahiun (Orhan Bobaj) në “Natën me Fatmir Spahiun” e Fatos Kryeziu (Labinot Paçarada – Koka) me “Hallakamë“, normalisht që na shtyen të bëjmë pyetjen se a do të jenë këta aktorë pjesë e “Kafenesë” apo disa nga ta do zëvendësohen?.

Nuk ka ende asgjë të sigurtë në lidhje me këtë gjë por, patjetër që do ju mbajmë të informuar për çdo gjë./ShowbiziOnline

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button