Haradinaj – Mustafës: Çka kërkove bash sot në Deçan

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Duat Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për çfarë arsye kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte sot prezent në Deçan, përderisa thotë se i tërë populli ishte në Prishtinë të protestonte pikërisht kundër tij dhe PDK-së.

“Kryeministër sot krejt Deçanin e ke pas në Prishtinë, çka kërkove që shkove pikërisht sot në vizitë në Deçan. Kryeministër, nëse jeni frikësuar nga protesta masive, keni mundur bile të shkoni në Qyshk, Zahaq e Pavlan. Atje ka qenë përvjetori i disa prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë, apo ju nuk e keni idenë se çka janë ato, sepse në kohë të vështira ju keni qenë në tjetër vend”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje i ka thënë Mustafës se filozofia prej komunisti ka përfunduar në Kosovë, transmeton Koha.net. Ndërsa ka thënë se Mustafa një ditë do të turpërohet për vendimet e të sotmes.

“Ju do të duhej të analizoni përgjigjen, por dhe kërkesat që sot i dha populli në Prishtinë, sepse ai është sovrani dhe jo filozofia prej komunisti. Ajo kohë ka përfunduar o Isa Mustafa. Të rënët, që ju s’keni kohë t’i kujtoni, bashkë më të tjerët, bënë që të bashkohen brigjet e Bistricës Pejës, e jo të mbeten të ndara si ato të Ibrit në Mitrovicë. Kryeministër, populli sot ishte i bashkuar kundër vendimeve tuaja, për të cilat ju një ditë do të turpëroheni”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button