Raporti tronditës: 30 mijë pengjet e panjohura

Deri në 30 mijë shtetas eritrianë janë rrëmbyer që prej vitit 2007, janë dërguar në Sinai, në shkretëtirë në Egjipt, ku janë përballur me torturë, kërkesë për shpërblim për lirimin e tyre dhe shumë prej tyre janë vrarë.

Studimi, i prezantuar përpara Parlamentit Europian thotë se oficerë të sigurisë në Eritrea dhe Sudan janë të përfshirë në këtë aktivitet të gjerë fitimprurës, i bazuar në pengmarrjet dhe terrorizmin e popullatës vendase.

Zakonisht, çmimi për të liruar një person të marrë peng është 600 dollarë, një kosto e papërballueshme për shumë familje të zakonshme në Eritrea.

Viktimë të pengmarrjeve kanë rënë në një masë më të vogël edhe shtetas të Sudanit apo Etiopisë.

Përveç këtij aktiviteti, në raportin prezantuar PE-së shkruhet se në shumë raste janë të njëjtët zyrtarë ata që organizojnë grupet e klandestinëve, që kanë si qëllim të mbërrijnë nga vendet e Afrikës Subsahariane drejt Bashkimit Europian.

Një numër i papërcaktuar prej mijëra klandestinësh humb jetën çdo vit në duke kaluar shkretëtirën, në tentativë për të kaluar detin drejt Europës apo bie viktimë e grupeve të ndryshme kriminale në Afrikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button