8 të lënduar në Shtip, në mesin e tyre një foshnje 8 muajshe
Një foshnjë 8 muajshe është në mesin e të lënduarve në zjarrin që kaploi banesën në Shtip. Foshnja së bashku me 6 të tjerë dhe një grua shtatzënë janë hospitalizuar.
Gjendja e të gjithë të lënduarve është stabile.
Zjarri ka kapluar bodrumin e banesën rreth orës 16 e 20.
Banorët nga panika kur kanë parë tymin kanë filluar të dalin nëpër ballkone ndërsa disa kanë hapur dyert kryesore të banesave dhe kanë thithur monoksid karboni.
Kjo është hera e parë që këtë banesë e ka kapluar zjarri, thonë banorët.