Ekstrakte nga kanabisi në farmaci deri në fund të majit

Në Agjencinë për medikamente dhe mjete medicinale janë dorëzuar ky kërkesa për eksport të lëndës së parë prej të cilës do të prodhohen preparate në bazë të kanabisit.

Ato janë miratuar dhe presim që lëndët e para për prodhim të jenë në Maqedoni deri në fund të javës së ardhshme, njofton MIA.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp kumtoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ai informoi se në Agjencinë për medikamente dhe mjete medicianel është dorëzuar edhe një kërkesë nga një person juridik ose, siç tha, kompani serioze farmaceutike për marrjen e lejes për prodhimin e ekstraktit nga konopi.

“Pas kontrollit të plotësimit të kushteve dhe standardeve pason marrja e licencës për prodhim. Përderisa e tërë procedura është në rregull, presim që prodhimet e para të kontrolluara në përbërje me konop në farmaci t’i kemi deri në fund të majit të këtij viti. Respektivisht, deri në fund të majit këto prodhime të jenë të kapshme për të gjithë pacientët në Republikën e Maqedonisë”, tha Todorov.

Me miratimin e të gjitha ndryshimeve ligjore, siç tha, mundësohet prodhimi, shitja, posedimi dhe përdorimi i kanabisit, ekstraktit dhe tinkturës së kanabisit, në pajtim me kushtet e përcaktuara me Ligjin e njëjtë.

Ai theksoi se në tregun e Republikës së Maqedonisë për qëllime mjekësore do të jenë të kapshme preparatet nga konopi, që përdoren për sëmundje malinje, për të sëmurit nga multipleks skleroza, me HIV dhe sindrome të rënda epileptike të moshës fëmijërore.

Ministri i Shëndetësisë informoi se është miratuar Rregullorja me të cilën rregullohet lëshimi në qarkullim i preparateve nga konopi, lejohet edhe dhënia me recetë të mjekut të preparateve që përmbajnë së paku 0.02 për qind THC.

Drejtoresha e Agjencisë për medikamente dhe mjete medicinale (MALMED), Marija Darkovska Serafimovska informoi se personat juridikë. të cilët janë të interesuar tashmë mund edhe janë krijuar të gjitha kushtet të aplikojnë për marrjen e lejes për kultivimin e marihuanës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button