OSBE-ODIHIR, atmosfera politike e tensionuar

Raporti ifundit i OSBE/ ODIHR e cilëson të tensionuar atmosferën politike në Maqedoni.Ata kanë vendosur theksin te arrestimet e protestuesve dhe pretendimet e besueshme për presione për pjesëmarrje në kundër-protesta, njofton Alsat M.

OSBE-ODIHR cilëson si të tensionuar edhe gjendjen në KSHZ ku theksohet se në kundërshtim me ligjin, janë mbajtur edhe disa seanca të mbyllura për publikun, janë raportuar parregullsi gjatë veriÞkimit të listës në terren, janë evidentuar mungesë resursesh gjatë procesit dhe nuk janë evidentuar votues Þktiv përveç disa personave te vdekur.

Për OSBE-ODIHR mbetet e dyshimtë çështja e votuesve nga Pusteci për arsye të statusit të paqartë të vendbanimit. Sa i takon raportimit te mediave, OSBE-ODIHR vlerëson se një pjesë e tyre kanë raportuar në mënyre të njëanshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button