Piktori i verbër: Majat e gishtërinjve janë sytë e mi

Ka lindur i verbër, por kjo nuk e ka penguar Esref Armaganin të pikturojë gjithçka që është në gjendje të prekë me duart e tij, ndërkohë që familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta u ka dërguar mesazhin se përkrahja e tyre është vendimtare për suksesin e fëmijëve të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë më gazetarin e AA, ai ka theksuar se verbërinë asnjëherë nuk e ka pranuar si handikap që do ta pengonte drejt realizimit të aftësive që ka dhe të cilat kanë qenë lëndë e dokumentareve të ndryshëm dhe hulumtimeve shkencore në universitetet anembanë botës.

“Secili njeri, pavarësisht situatave në të cilat gjendet duhet të ketë vetëbesim kur dëshiron të mësojë ose arrijë diçka. Duhet të jetë këmbëngulës, të ketë durim dhe falënderim ndaj Zotit, pra ky është çelësi i suksesit ndërsa prindërit luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Personit me aftësi të kufizuara ose nevoja të veçanta asnjëherë mos iu drejtohuni se nuk mund të bëjë ndonjë gjë të caktuar. Mos ja humbisni vetëbesimin”, shprehet Armagan për të shtuar se dëshiron të jetë shembull për personat e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button