Mbytet në Ibër një pjesëtar i KFOR-it maroken

Një pjesëtar i KFOR-it maroken ka humbur jetën, kur një automjet i KFOR-it marakone në të cilin ndodhëshin 6 pjesëtarë, i cili po qarkullonte në rrugën rajonale Mitrovicë – Leposaviq, për shkaqe ende të panjohura ka rënë në lumin Ibër. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur në pjesën e rrugës në mes të fshatrave Grabovc dhe Banjskë.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes ka humbur jetën njëri prej 6 pjesëtarëve të KFOR-it maroken, i cili është mbytur në lumë, ndërsa pesë të tjerët, me plagë trupore janë dërguar në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës. Drejtori i QS në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, ka thënë se në Qendren Emergjente janë sjellë 5 pjesëtarë të KFOR-it maroken, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa pjesëtari i gjashtë është sjellë pa shenja jete. “Pesë ushtarëve është duke u ofruar ndihma mjekësore në Qendren Emergjente, të gjithë janë në gjendje shoku, të lagur dhe të mërdhirë, aktualisht është duke u aplikuar diagnostika dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë plagë kontuzioni”, ka thënë Ivanoviq,transmeton zeri .

Lajme të ngjashme

Back to top button