PDSH, BDI-ja bën tentimin e fundit për t’u shfajësuar për Car Dushanin

PDSH-ja, ka reaguar menjëherë pas kumtesës së BDI-së, e cila akuzon këtë parti si fajtore për projektin “Shkupi 2014” dhe vendosjen e bustit të Car Dushanit.

“Pas 6 vitesh në Qeveri në dy mandate, pas 6 buxhetesh të miratuara nga ana e tyre që me paratë e shqiptarëve financon projektin Shkupi 2014, sot, pa fije turpi, Ali Ahmeti dhe BDI e bën tentimin e fundit për t’u shfajësuar para votuesve të vetë për veprat e qeverisjes me Gruevskin, kjo e fundit me vendosjen e përmendores së Car Dushanit është kulmi”, thuhet në reagimin e PDSH-së. 

Në reagim më tej thuhet “ngel që në ditët në vijim të dalin ta fajësojnë PDSH-në edhe për rrahjen e më shumë se 300 nxënësve shqiptarë nga ana maqedonasve që kanë ndodhur dhe po ndodhin nëpër rrugët e Shkupit, të na fajësojnë edhe pse nuk kanë qasje shqiptarët nëpër institucione, pse nuk mund të marrin as 2% të buxhetit që mbushet me paret e shqiptarëve, të na fajësojnë edhe për Monstrën, për bastisjet e qindra familjeve shqiptare, për dënimin e nënave shqiptare, për tekstet shkollore ofenduese për shqiptarët, për bllokada ndaj Kosovës, për enciklopedi e marrëzi të tjera që për këto 7 vite në qeveri ua bëjnë shqiptarëve”.

“E kemi parasysh se si ndjehen ata që e votuan Alinë e BDI-në, kur këta ua vendosën “Car Dushanin” e shume “cara” tjerë në mes të Shkupit, por ky reagim i sodit është kulmi i ofendimit që u bëhet atyre. Tallje, përbuzje dhe poshtërim.  Votuesit e Alisë dhe të BDI-së, e kanë më se të qartë se ai, Alija e BDI-ja nuk kanë guxim  e dije të parandalojë asnjë projekt antishqiptar, por këtë vasalitet tentojnë ta arsyetojnë duke shpifur vend e pa vend. Alia dhe BDI “lëpin ashtin” e pushtetit që ua gjuan partneri i tij në qeveri, në shkëmbim të nëpërkëmbjes së dinjitetit të votuesve të vet duke shkaktuar dëme për të grith shqiptarët”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button