KE pret nga Turqia t’u përmbahet kushteve për liberalizimin e vizave

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, tha se i japin një vlerë të madhe përmbushjes së kërkesave për liberalizimin e vizave, në të kundërtën nuk do të mund të realizohet marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në një takim në Gjermani Juncker u shpreh se presin që Turqia t’u përmbahet kushteve për liberalizimin e vizave.

Duke cekur se kryeministri turk Ahmet Davutoglu do të largohet nga detyra Juncker tha se “Kështu ka qenë marrëveshja jonë me Turqinë. Nuk mund të ketë prishje të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë nga efekti i ndryshimeve në kryeministri”.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e presidentit Recep Tayyip Erdogan se nuk do të ndryshojë ligjin e luftës kundër terrorizmit Juncker ka pohuar: “Nëse i nderuari Erdogan ndjek një strategji për pengimin e të drejtës që turqit të udhëtojnë pa viza në Evropë, ai është i detyruar që nën praninë e popullit turk të marrë këtë përgjegjësi. Kjo nuk është përgjegjësi e imja. Kjo do të jetë përgjegjësi e tij”.

Në fjalën e tij Juncker ka theksuar se “I japim një vlerë të madhe përmbushjes së kërkesave për liberalizimin e vizave, në të kundërtën kjo marrëveshje (dakordimi mes Turqisë dhe BE-së) nuk do të mund të realizohet”.

Ndërsa kryezëdhënësi i Komisonit të BE-së Margaritis Schinas në një konferencë për media ndaj pyetjes nëse “Presidenti Erdogan, ka shprehur në mënyrë të qartë se nuk do të ndryshojë ligjin për luftën kundër terrorizmit dhe nëse në këtë situatë ka përfunduar marrëveshja me Turqinë?” ai është përgjigjur me “Jo”.

KE-ja më 4 maj rekomandoi liberalizimin e vizave drejt zonës Schengen për qytetarët turq, por duke potencuar se për heqjen e vizave nga 72 kriteret duhej të plotësoheshin edhe 5 kriteret e mbetura.

Në mesin e këtyre kritereve përfshihet ndryshimi i përkufizimit të terrorizmit, ku edhe Parlamenti Evropian ka vendosur të mos votojë propozimin e KE-së deri në plotësimin e të gjitha kritereve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button