Arsimi i mësëm në Shkup mes dy realiteteve

Duke qenë të brengosur për gjendjen momentale të arsimit në gjuhën shqipe dhe duke qenë pjesë aktive e problematikave të arsimit fillor ndërsa më i theksuar tek ai i mesëm , po ballaqohemi me një realitet të hidhur sa i përket numrit të nxënësave shqiptar që regjistrohen nëpër shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit. Duke u bazuar në eksperiencat dhe vështirsitë që kemi patur në Shkollë e mesme ”Marija Kiri Skllodovska”, jemi ndeshur me një fenomenë të hidhur dhe që bie ndesh me interesat tona si popullë e ai problemë është se ku shkojnë të gjithë ata nxënës që mbarojnë shkollimin fillor, në fakt ku vazhdojnë ata shkollimin e mesëm. Duke bërë disa analiza kemi ardhur deri te disa të dhëna që në fakt janë tronditëse.

Vitet e fundit ku arsimi i mesëm në Republikën e Maqedonisë është bërë i obligushëm për çdo nxënës po shfaqen disa mangësi dhe zbrazëtira te paralelet që mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe e që dita ditës po bëhen më evidente gjithëkund e sidomos në Qytetin e Shkupit dhe rrethinës. Fjala është për informimin e nxënësve dhe prindërve të tyre për mundësitë që ju ofrohen atyre për regjistrimin nëpër shkollat e mesme ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare për numrin e nxënësve që do të regjistrohen në shkollat e mesme në vitin shkollor, rezulton se këtë vitë shkollor në Shkup dhe rrethinë gjithësej si gjysmëmaturantë do të mbarojnë 2196 nxënës që mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe, numër ky oficial nga Enti shtetëror për statistikë. Nga ana tjetër në konkursin e hapur për shkollat e mesme për vitin shkollor 2016/2017 në Qytetin e Shkupit janë planifikuar të hapen gjithësej 98 paralele në gjuhën shqipe në 19 Shkolla të mesme të qytetit të Shkupit. Mirëpo sipas këtyre informatave që posedojmë dhe të cilat janë zyrtare rrjedh se në këtë vitë shkollor duhet të mbushen më së paku 87 paralele në gjuhën shqipe( po të marrim se çdo klasë do të jetë me numër mesatar të nxënësve sa është duke u bazuar nga enti statistikor – 25 nxënës). Por duke parë atë që realisht e kemi në shkollat e mesme në qytetin e Shkupit mund të konstatohet se vitet e fundit ky numër i paraleleve është dukshëm më i vogël nga ai që duhet të jetë dhe ai numër sillet prej 60 deri 65 , më saktësisht vitin shkollor 2015/2016 ka 65 paralele të vitit të parë në gjuhën shqipe ,edhe atë të shtrira në gjithsej 13 shkolla të mesme, edhe pse shikuar realisht ky numër duhet të jetë dukshëm më i madhë ndërsa dhe numri i shkollave . Nëse referohemi nga vitet e kaluara edhe vitin shkollor numri i paraleleve që do të hapen në gjuhën shqipe prap do të sillet nga këto numra ndërsa kjo na e shfaq brengën tonë. Nëse kthehemi te të dhënat e lartëpërmendura bie se në vend që të kemi minimum 87 paralele në gjuhën shqipe ne realisht kemi rreth 65 paralele. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se në shkollat profesionale të qytetit të Shkupit numri i nxënësve është larg nga maksimumi i lejuar(te shumica e tyre vështirë arrihet edhe minimumi prej 20 nxënësve) atëher kjo na bën të kuptojmë se numri i paraleleve shqipe duhet të jetë shumë më i madh se 87 që cekëm më herët. Nga disa analiza të bëra deri më tash vijmë deri te një numër prej rreth 90 paralele që duhet të hapen. Prej të dhënave vijmë te fakti se diku rreth 600 nxënës që mbarojnë shkollimin fillor në gjuhën shqipe në Qytetin e Shkupit nuk vazhdojnë shkollimin e mesëm në këtë gjuhë.

Por lindet pyetja se ku janë dhe ku shkojnë këta nxënësit që sipas shifrave janë mbi 600 ?

Nga ajo që mund të vërejmë nga gjendja reale na le të kuptojmë se këta nxënës vazhdojnë shkollimin në gjuhën maqedone edhe pse për të gjithë këta realisht ekziston mundësi që atë ta bëjnë në gjuhën shqipe.

Mirëpo si një nga shkaqet për këtë mund të jetë mosinformimi i nxënësve dhe prindërve si dhe pakujdesia që disa prej këtyre nxënësve dhe prindërve e bëjnë gjatë regjistrimit të tyre nëpër shkollat e mesme.

Marrur gjendjen reale në shumë shkolla ku me konkursë janë të planifikuara të hapen paralele në gjuhën shqipe si Shkolla e mesme elektroteknike ”Mihajlo Pupin”, Shkolla e mesme e teksitilit ” Koco Racin”,Shkolla e artit ”Llazar Liçenovski”,Shkolla e mesme ”Georgi Dimitrov”, Shkolla e mesme ushqimore-turistike ”Llazar Tanev”, nuk hapet as edhe një paralele në gjuhën shqipe , ndërsa në shkollat tjera profesionale nuk arrihet të hapen as edhe gjysma e paraleleve të planifikuara me konkursë. Kjo gjendje duhet patjetër të ndyshohet edhe atë me angazhim maksimal të të gjithëve e posaqërisht të nxënësve dhe prindërve me atë që do të regjistrohen në paralelet në gjuhën shqipe, kjo një punë e vogël për individin por një hap i madhë për arsimin në gjuhën shqipe në Qytetin e Shkupit. Gjithashtu me plotësimin e këtyre paraleleve që në numër më paku mund të jenë 22 plotësuese përveq këtyre që tashmë hapen ndërsa ky numër do të jetë dukshëm më i madhë pasi ka drejtime të shumta në shkollat profesionale rrjedh se gati çdo vitë i humbur në këtë mënyrë na shkakton mospunësimin e më shumë se 40 profesorëve shqiptar që për një cikël katërvjeçar i bie se shkaktojmë që më shumë se 160 të punësuar shqiptar të mos marrin paga e që në mënyrë plotësuese shkakton dëm ekonomik përveq aspektit arsimor.

Nëse ndryshojmë shumë pak qasjen tonë kundrejtë kësaj problematike atëher shumë lehtë kemi mundësin që ti mbushim të gjitha paralelet e hapura me konkursë e ai numër është 96 për vitin shkollor 2016/2017 , që do të thotë 31 paralele më shumë se vitin e kaluar shkollor, po nëse jo të gjitha të arrijmë numrin 90 e kjo do të thotë 25 paralele më shumë se vitin e kalua , gjithashtu me këtë edhe vende të reja të punës për më së paku 40 profesor të rinjë.

Shpresoj se angazhimi dhe informatat e tona do të jenë sadopak motiv i nxënësve dhe prindërve që shkollimin e mesëm ta vazhdojnë në gjuhën shqipe pasi e kanë atë mundësi, ndërsa të gjithë puntorët e arsimit të japin maksimumin për informimin dhe orientimin e nxënësve dhe prindërve për drejtimet dhe shkollat ku ata mund të ndjekin shkollimin e mesmëm në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button