BDI, “Car Dushani”, peshqesh i PDSH kur ishte në pushtet

Bashkimi Demokratik për Integrim informon të gjithë qytetarët se përmendorja e të ashtuquajturit “Car Dushani” në Shkup si dhe i gjithë  projekti Shkupi 2014 është pjesë e peshqeshit fatkeq të cilin Partia Demokratike Shqiptare iu bëri të gjithë shqiptarëve qysh në kohën kur i uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, vetëm për tu bë pjesë e pushtetit.

“Ashtu siç ju kemi njoftuar edhe më herët me prezantimin e të gjitha dokumenteve të nënshkruara nga Ministrat e Menduh Thaçi dhe të PDSH-së, i gjithë projekti kontrovers Shkupi 2014 është pjellë e koalicionit jo legjitim nga viti 2006 gjer në vitin 2008”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Më tej BDI-ja sqaron, shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë koston e verbërisë për pushtet të PDSH-së dhe të Menduh Thaçi. Publikisht i pyesim që të na tregojnë neve si dhe të gjithë shqiptarëve, edhe sa “befasi” i keni planifikuar për shqiptarët gjer në vitin 2014, edhe sa përmendore i keni miratuar qysh në vitin 2007?

“Pazari i PDSH-së për tu bërë pjesë jo legjitime e pushtetit në vitin 2006 shkaktoi irritime të skajshme tek të gjithë shqiptarët, por me sa duket, pasojat e atij pazari do të vazhdojnë gjer në vitin 2014. Pas ardhjes në pushtet dhe verifikimit të situatës alarmante, u përpoqëm që t’i japim karakter multietnik këtij projekti dhe arritëm që të sigurojmë vendime dhe fonde për përmendoret e Pjetër Bogdanit, Josif 
Bagerit dhe Nexhati Agollit, bashkë me sheshin Skënderbeu dhe Teatrin  Shqiptar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Gjithashtu, me projektet tona si Skënderbeu, Hasan Prishtina, Adem  Jashari, përkujtimorët për të gjithë ushtarët e UÇK-së që nga Kumanova  gjer në Strugë, Nëna Shqiptare, etj, krenohet i gjithë kombi shqiptar. Ndërsa juve do t’ju gjykon historia sepse çdo ditë po del në shesh fakti që ngjyra e nënshkrimit tuaj mbi proektin Shkupi 2014 akoma nuk është tharë dhe ne ju sigurojmë se asnjëherë nuk do të shlyhet ky turp i juaji nga kujtesa e shqiptarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është pajtuar me këtë projekt qysh në zanafillën e vet në vitin 2007 dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar as sot”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button