Procedura tatimore dhe disiplina financiare kaluan në leximin e parë në Kuvend

Kuvendi sot, në vazhdimin e katërt të seancës së 77-të, i miratoi ndryshimet e ligjit për procedurë tatimore, për disiplinë financiare dhe për punë de vizore, në lexim të parë, për të cilat është debatuar dje. Deputetët votuan ndryshimet e Ligjit për siguri të ushqimit në lexim të parë, qëllimi i së cilit është të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe kafshëve dhe ta rregullojë punën dhe kompetencat e organit i cili i zbaton. Zgjidhje themelore të ligjit janë vendosja e ndalesës për import, prodhimit dhe vendosja në qarkullim e ushqimit të modifikuar gjenetik, prodhimet të cilat përmbajnë UMGJ apo janë të përbëra nga UMGJ. Inkorporohet dispozitë me të cilën për të gjitha rregulloret të cilët në të ardhmen do t’i bartë Agjencia për ushqim dhe veterineri paraprakisht të merret pëlqim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

U miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për material të farave dhe për mbjellje për bimët bujqësore, në lexim të parë. Ministri i Bujqësisë Lupço Dimovski e shpjegoi qëllimin e dispozitave të reja të cilat janë në drejtim të kontrollit të materialet të farave dhe për mbjellje të importuar dhe shitura në Maqedonisë.

Deputetët e miratuan Propozim-ligjin për konsolidim të tokës bujqësore, në lexim të parë. Parcelat e mëdha tokësore me procesin e konsolidimit duhet të mundësojnë avancim në prodhimtarinë bujqësore, përpunim më të madh të tokës së disponueshme bujqësore, arritjen e prodhimtarisë më ekonomike dhe zbatimin e masave më bashkëkohore agroteknike.

Pozitivisht është vlerësuar edhe Ligji për gjueti në lexim e parë, qëllimi i së cilës është ri rregullimi dhe themelimin e vendeve të gjuetisë në territorin e Republikës së Maqedonisë, me të cilin vendoset edhe kategori e re- vende gjuetie me dedikim të posaçëm në territorin e parqeve kombëtare.

Me ndryshimin e Ligjit për mjedis jetësor në lexim të parë, kryhet harmonizim me dispozitat nga Ligji për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për automjetet. Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Stevo Temelkovski tha se, kryesisht, ndryshohen kriteret sipas të cilave do të kryhet llogaritja e kompensimit për regjistrimin e automjeteve dhe objekteve për lundrim. Debati nga vazhdimi i katër i seancës së 77-të do të vazhdojë pas orës 15

Lajme të ngjashme

Back to top button