Hungaria dhe Maqedonia, bashkëpunim për menaxhimin me ujërat

Sot, në kuadër të vizitës së delegacionit hungarez të udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, në Republikën e Maqedonisë, i cili ka  për qëllim që ta avancoj bashkëpunimin e dy qeverive në disa sfera, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe ministri i Zhvillimit Rural i Hungarisë Zolltan Ilies e nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim në sferën e menaxhimit me ujërat. 

Bashkëpunimi midis dy shteteve në nivel bilateral në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor ka filluar që në vitin 2005, me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim edhe në vazhdimësi po praktikohet dhe avancohet.

Me zgjerimin e bashkëpunimit në sferën e menaxhimit me ujërat po hapet mundësia për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në procesin e zbatimit të legjislacionit për përmbushjen e standardeve të BE-së dhe ngritjen e shkallës së investimeve në sferën e menaxhimit me ujërat.

Lajme të ngjashme

Back to top button