Car Dushanit i bashkohen edhe tre skulptura tjera nga historia serbe

Tre skulptura të reja, së shpejti do t’i bashkohen bustit të Car Dushanit, i cili u vendos para disa ditëve në urën “civilizimi” dhe që shkaktoi reagime të opinionit, para së gjithash atij shqiptarë.

Punëtorët që punojnë në këtë pjesë të qytetit rreth lumit Vardar, theksojnë se skulpturat janë vendosur para 5 ditëve dhe nuk e dinë se kush i ka porositur ato.
 
Hapësirën para Muzeut Arkeologjik e rregullon Shërbimi për punë të përgjithshme  pranë qeverisë, por drejtori i sajë Vaso Donevski, mohon se i ka porositur skulpturat.
 
Skulpturat e reja që i bashkohen Car Dushanit para Muzeut Arkeologjik, janë po ashtu nga periudha mesjetare e historisë serbe. Në të majtë të lumit gjendet busti i Car Dimitrija dhe Jovan Ugllesha ndërsa në të djathtë janë Konstntin Dragosh,  Andrea Grolla dhe Jovan Zograv.

Lajme të ngjashme

Back to top button