Orav, Brukseli është në dijeni për punësimet partiake

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka deklaruar se Brukseli është në dijeni për problemet në administratën shtetërore, por dhe për qindra punësimet partiake, njoftojnë mediat maqedonase.

Deklarata e tillë është bërë pas promovimit të projektit “Sfidat e administratës publike”, me vlerë 1.2 milion euro. 

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka probleme në administratën shtetërore. Kësaj çështjeje i kushtohet vëmendje të madhe në Dialogun Aderues në Nivel të Lartë. Prandaj, ne jemi këtu dhe po zhvillojmë këso projekte, për t’i ndihmuar Qeverisë suaj në ndërtimin e një administrate efikase”, ka theksuar Orav. 

Lajme të ngjashme

Back to top button