Vetëm VMRO-DPMNE shkon në zgjedhjet e 5 qershorit, partitë tjera i bojkotojnë

VMRO­-DPMNE-­ja dorëzoi lista të kandidatëve, LSDM­-ja, BDI-­ja dhe PDSH­-ja nuk shkojnë në zgjedhje

VMRO­-DPMNE-­ja në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë dorëzoi lista me emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 5 qershor. Lista deri te KSHZ-­ja, siç paralajmëruan paraprakisht, nuk kanë dorëzuar LSDM­-ja, BDI­-ja dhe PDSH­-ja.

Listat me emrat e kandidatëve në KSHZ i dorëzuan përfaqësuesit e Unionit të forcave të reja të VMRO­DPMNE­-së.

Kryetari i VMRO-­DPMNE­së Nikolla Gruevski është bartës në njësinë e parë zgjedhore, në njësinë e dytë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në të tretën koordinuesi i grupit të deputetëve Ilija Dimovski. Bartës i listës në njësinë e katërt është ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në të pestën Antonio Milloshovski, ndërsa deputeti Vllatko Gjorçev në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Siç deklaroi kryetari i UFR­-së, Vlladimir Nelovski, sipas VMRO-­DPMN-E­së, janë plotësuar të gjitha kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Deri te KSHZ­-ja lista me kandidatë kanë dorëzuar edhe partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) e Janko Baçev dhe Partia Socialdemokrate e Maqedonisë e Branko Janevskit.

Sipas afatit kohor për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, mbrëmë në mesnatë skadoi afati për dorëzimin e listave për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Pas marrjes së listave, KSHZ-­ja ka 48 orë kohë për të konfirmuar nëse lista e kandidatëve është dorëzuar në afatin e konfirmuar dhe nëse është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor. Mangësitë eventuale, parashtruesi i listave do të duhet t’i largojnë gjithashtu në afat prej 48 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button