Hapet zyrtarisht hoteli “Skopje Meriot” në sheshin Maqedonia

Hoteli “Skopje Meriot” i locuar në sheshin Maqedonia, prej sot është edhe zyrtarisht i hapur për mysafirë. Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 30 milionë eurosh, realizimi i të cilit ka zgjatur gjashtë vite. Momentalisht punëson 97 persona, ndërsa numri pritet të arrijë gjithsej 150 persona.

Hoteli është i pari i zinxhirit “Meriot” në Ballkan dhe është ndërtuar konform standardeve të njohura. Siç është theksuar në prezantimin e sotëm për gazetarët, të cilit kishin mundësi të shetisin nëpër objekt dhe t’i shohin kapacitetet të cilët i ka në dispzicion, dhomat, apartamentet, duke përfshirë edhe apartamentin luksos presidencial, Maqedonia tani ka një hotel me të cilën mund të krenohet dhe me të cilën hyn në hartën botërore të hoteleve. Hoteli, theksoi menaxheri i përgjithshëm i hotelit, Aleksandar Ivanovski është kombinim i arkitekturës tradicionale dhe disenjit modern të brendshëm.

Krahas dhomave të mysafirëve ultra moderne, gjithsej 164, apartamente të ndryshme, nga ato për fëmijë e deri tek më luksozet, ofron edhe hapësira fleksibile edhe me stil për mbledhje, salla të veçanta për ngjarje, restorante me distrikt bar dhe guzhinë si bashkim i kulturave të ndryshme, spa qendër, sallë fitnesi… Përfaqësues të zinxhirit “Meriot” të cilët kanë marrë pjesë në prezantim theksuan se hoteli në Shkup është një nga më modernit në botë dhe në të është inkorporuar koncepti më i ri disenjues, duke filluar nga pamja e dhomave deri te shërbimet e përgjithshme.

Të gjitha aspektet teknike janë të standardeve amerikane, karakteristike për “Meriot”, sidomos siguria dhe mbrojtja zjarrëfikëse. Të ftuarit e parë tashmë kanë ardhur. Të gjithë janë nga Gjermania, Holanda,… Zinxhiri “Meriot” momentalisht numëron 500 hotele dhe resorte në pothuajse 60 vende të botës. Motoja e kompanisë është sigurimi i udhëtimit briliant për gjeneratat e ardhshme përmes transformimit për udhëtarët mobilë dhe globalë, të cilët dëshirojnë t’i bashkojnë punën dhe argëtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button