Mbi 6 mijë turistë të huaj më shumë kanë ardhur në RMV gjatë këtij janari, dominojnë vendet e rajonit

Në Maqedoninë e Veriut gjatë janarit kanë ardhur mbi 6 mijë të turistë të huaj më shumë në krahasim me janarin e vitit të kaluar, duke shënuar rritje për 32.9 %. Ndërkohë numri i turistë vendas ka shënuar ulje për 9.8 %, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në janar të vitit 2023 është 43 384, nga të cilët 43.2 % janë turistë vendor dhe 56.8 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2023 është 88 635”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shtetet që kanë sjellë më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut janë: Turqia (4 354), Greqia (2 755), Serbia (2750),  Bullgaria (2 152), Kosova (1514), Shqipëria (1463), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button