RMV, çmimet e shërbimeve hotelierike në mars më të larta se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (EShS), indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2023, është rritur për 0.5 %, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin ushqime me 0.2 %, pijet alkoolike me 0.2%, pijet joalkoolike me 0.1 % dhe netët e kaluara me 1.7 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 12.3 %.

Indeksi akumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 14.0 %, ndërsa krahasuar në dhjetor 2022 është rritur me 0.9 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button