Me detergjente të gabuara disa qytetare deshën ta pastrojnë Portën Triumfale

Një grup qytetare sot janë munduar që t’i fshijnë ngjyrat e “Revolucionit Laraman” në Portën Triumfale – Maqedonia, e cila bashkë me disa përmendore tjera të projektit “Shkupi 2014”, janë në shënjestër të Lëvizjes Civile “#Protestoj”, transmeton Portalb.

Sigurimi i Portës Triumfale – Maqedonia, i ka ndaluar qytetaret me qëllim që, sipas tyre, të mos bëjnë edhe më shumë dëm ndaj objektit.

“Mermeri është material specifik, i cili kërkon mënyrë të veçantë për ta pastruar me mjete speciale. Kështu mund të bëhet edhe më keq sepse ngjyra do të depërtojë edhe më tepër. Do të thotë që, duhet të pastrohet me kemikale speciale të cilat ne i shfrytëzojmë, përderisa qytetaret u munduan me detergjente të thjeshta, që është gabim se mund të sjellë dëm më të madh”, kanë shpjeguar për “NOVATV”, nga sigurimi i Portës Triumfale – Maqedonia.

Taksistët lokal të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, tregojnë se gratë  e organizuara janë munduar ta pastrojnë objektin. Pas reagimit të sigurimit, ata në mënyrë grupore e kanë lëshuar lokacionin. Nuk është e ditur se gratë kanë ardhur me vetiniciativë apo në mënyrë të organizuar, transmeton Portalb.

Përndryshe, përmendoret janë në shënjestër të “Revolucionit Laraman”, për shkak të revoltit të protestuesve, siç than ata, për politikat e gabuara të pushtetit, që ka rezultuar me harxhimin e parave të buxhetit për projektin “Shkupi 2014”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button