Zaev: Ja se çfarë kërkon LSDM në bisedimet e liderëve për zgjedhjet

Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev në debatin e sotëm që organizoi “Civil” tha se partitë kanë pasur takime bilaterale dhe bisedime me përfaqësues të shoqërisë ndërkombëtarëve, por negociate në mes katër partive më të mëdha në vend, nuk ka. Ai tha që zgjedhje me 5 qershor nuk do ë ketë, dhe se LSDM nuk do datë fikse të zgjedhjeve por të propozohet datë e kushtëzuar.

“Data fikse u tregua si  e gabueshme dhe nuk duhet të bëhet sërish një e tillë. Por ndërkohë nëse nuk vendoset datë, kjo do të thotë se zgjedhje do të ketë në vitin 2018, zgjedhje të rregullta. Nëse caktohet një datë e kushtëzuar në tetor për zgjedhje, atëherë nëse ndonjë nga afatet e reformave shtyhet për dy javë, atëherë edhe zgjedhjet do të shtyhen për dy javë”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së tha se nuk është mirë që të formohet qeveri ekspertësh, mirëpo partitë duhet t’i kthehen Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas Zaevit parlamenti mund të mblidhet në çdo moment, me atë që së paku pesë anëtar të KSHZ-së do t’i dërgojnë letër kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanoski, ku do të thonë që nuk ka listë të pastruar dhe kushte për zgjedhje të drejta demokratike.

Zaev tha se ka disa mënyra për tu zgjidhur problemi që u krijua me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për faljen. Sipas tij vendimi mund të tërhiqet me thirrjen e akteve të Ligjit për Procedura Administrative, ose Parlamenti të fut nen të ri në ligjin ekzistues.

“Ky vendim është i plotfuqishëm për Gruevskin, por jo edhe për Zaevin dhe për Verushevskin. Ne me kohë kemi bë apel edhe atë tek Gjykata e Apelit dhe ajo e Strasburgut”, tha Zaev.

Në debat ishin pjesëmarrëse dhjetëra parti dhe lëvizje, por nuk kishte asnjë përfaqësues nga VMRO, BDI dhe PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button