Femrat duhet të kenë kujdes të shtuar pas lindjes, ja pse

Të gjitha femrat pas lindjes duhet të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre mental, sepse shpesh ato gjenden në kriza nervore deri tek depresioni.
Hulumtuesit kanë analizuar të gjitha përfundimet në lidhje me këtë qështje që nga viti 1987 dhe kanë ardhur me një përfundim, transmeton lajmi.net

Hulumtimi i ri ka treguar se gratë pas lindjes nuk janë duke marrur kujdesin që ju duhet në lidhje me krizat emocionale që përjetojnë.

Universiteti i Pitsburgut pas hulumtimit të bërë ka treguar se rreziku më i madh për një krizë të tillë është në gjashtë javët e para pas lindjes por femrat duhet të kenë kujdes dhe të bëjnë vazhdimisht kontrolla një vit të tërë pas lindjes.

Rreth 80% e grave përjetojnë një depresion të nivelit të ulët pas lindjes, humbje të humorit, ankth, stres, bëhen më të ndjeshme dhe janë më të dobëta psiqikisht.

“Tre milion gra në vit kanë probleme me depresivitetin pas lindjes dhe kjo është mjaft shqetësuese, prandaj edhe kujdesi pediatrik nuk do të ketë efektin e tij nëse nuk jeni duke u kujdesur mirë për shëndetin mental”, thanë studiuesit.

Kujdesi në këtë aspekt duhet të jetë i shtuar, shëndeti mendor është me rëndësi për një shëndet të mirë fizik të nënës dhe foshnjes dhe nëse nuk trajtohet me kohë, mund të kalojë në diçka edhe më serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button