Ndalohet presidenti i ekipit “Kastrioti”, akuzohet për dhunë ndaj një gazetari

Policia e Tiranës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se është ndaluar presidenti ekipit të futbollit “Kastrioti”, i cili akuzohet për dhunë ndaj një gazetari, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më datë 09 maj 2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha” (Tiranë), është goditur me sende të forta shtetasi E. I., 41 vjeç banues në Tiranë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekipit të ‘Kastriotit’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë, Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij, shtetasin me inicialet E. I, i cili është gazetar sportiv në një media në Shqipëri. Policia ka sqaruar se ndaj gazetarit në fjalë është ushtruar dhunë duke u goditur me sende të forta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button