Kumanovë, gruaja e cila u lajmërua si e zhdukur, është gjetur pa shenja jete

Më 09.05.2016 në orën 18:00 në Kumanovë në rrugën “Ivan Millutinoviq” në shtëpinë në pronësi të T.P. është gjetur e vdekur gruaja 62 vjeçare P.D. nga Kumanova ku ka jetuar me qira, e cila tanimë e ndjera më parë ka qenë e lajmëruar si e zhdukur, njofton Portalb.

Nga ana e mjekut dhe ndihma e shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja pa shenja të dhunës, ndërkaq trupi i vdekur do t’i dorëzohet familjes për ta varrosur.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-Kumanovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button