BE pret që liderët politik në Maqedoni të gjejnë dalje nga kriza

­Bashkimi Evropian pret nga liderët politik në Republikën e Maqedonisë të gjejnë zgjidhje nga kriza politike në vend, e përsëriti në emër të Brukselit zyrtar sot porosinë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli, e pyetur nëse marrëveshja e Përzhinës e arritur më 2 qershor/15 korrik vitin e kaluar përfundimisht do të prishet nëse nuk mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni më 5 qershor, zëdhënësja e Eurokomisionit konfirmoi se përfaqësuesit e BE­së dhe SHBA­së në Shkup ndërmjetësojnë që të arrihet marrëveshja, por ishte decide se gjithçka është lënë liderëve të katër partive të mëdha politike në Maqedoni.

“Shumë mirë dihet pozita jonë lidhur me krizën politike që ende zgjat në Ish ­RJ – Maqedoni. Ne si BE jemi në kontakte të vazhdueshme me partitë dhe me palët e prekura. Ne presim nga liderët në Shkup të gjejnë zgjidhje nga kriza për rrugën euroatlantike të vendit dhe për të mirën e qytetarëve. Duke folur në këtë kontekst, mund të ju them se kontaktet në terren janë ndërmjetësuar nga ambasadorët të BE­së dhe SHBA­së”, theksoi Maja Koçijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button