Trendi i flokëve të verës? Jua tregojnë vajzat e showbiz-it shqiptar

Gërshetat afrikane nuk janë një model i panjohur nga yjet botërorë, por nëse Rita Ora, Beyonce apo Zendaya e zgjodhën si trend vitin e kaluar në disa nga daljet e tyre publike, këtë vit edhe sezoni i nxehtë i verës do t’i ketë gërshetat MUST HAVE.

Po cilat janë vajzat e showbiz-it shqiptar që e kanë preferuar këtë model flokësh?

Në klipin e këngës “Puthe”, Elvana eksperimentoi me një stil të ri flokësh. E ndikuar shpesh nga ylli botëror Beyonce, Elvana ia ka “rrëmbyer” edhe këtë model asaj për të ardhur me një eksperiment të ri në look-un e saj.

Marina Vjollca, në disa foto nga pushimet në Karaibe vitin e kaluar, po ashtu ka provuar stilin e flokëve me gërsheta të vogla. Në atë kohë, në një foto të postuar, edhe Geti dha sinjalin e parë duke pozuar me flokët e Marinës.

Kida, Genta Ismajli apo edhe Dafina Zeqiri gjithashtu kanë eksperimentuar me gërshetat afrikane dhe kanë bërë edhe që shumë vajza të tjera t’i imitojnë.

Pak ditë më parë, edhe Greta Koҫi ka habitur me modelin e ri të flokëve me gershetat afrikane. Në disa prej fotove të xhiruara nga klipi, Greta duket krejt tjetër me natyrën afrikane që ka zgjedhur për këtë prag vere.

E fundit me gershëtat afrikane ka dalë edhe Ingrit Gjoni. E tunduar nga modeli afrikan, këngëtarja jo vetëm vjen me një stilt ë ri, por edhe ka errësuar tonin e lëkurës për t’iu përshtatur edhe më shumë natyrave aziatike. Me këtë stil, Ingriti ka lajmëruar se po përgatitet të vijë së shpejti me një klip të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button