Siri, vazhdojnë sulmet ajrore të regjimit

Tre persona janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të kryera nga regjimi i Asadit në dy zona të ndryshme të provincës siriane të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve lokale.

Sipas zyrtarëve lokal të mbrojtjes civile, avionët sirianë kanë pasur në shënjestër zonat rezidenciale në qytetet Maaret al-Numan dhe Binnish në periferi të Idlibit duke lënë të vdekur së paku tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Aktivisti Firas Faham, tha për Anadolu Agency se sulmet e sotme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se kanë dëmtuar një muze lokal.

Javën e kaluar, avionët qëlluan një kamp refugjatësh në afërsi të qytetit Sarmada në Idlib duke lënë së paku 27 të vrarë përfshirë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button