Përsëri fiton Rinia, rrit shanset për Superligën

Henbollistët e klubit Rinia kanë bërë edhe një hap të madh drejt një suksesi që mundë të jetë dhe historik për një skuadër shqiptare të hendbollit, për të arritur pozitën që do ti mundësojë përmes balotazhit të inkuadrohet në Super Ligën e parë të Maqedonisë.

Viktima e radhës e hendbollistëve shkupjan ishte ekipi i Tikvshit nga Kavadari, të cilën Rinia e ka fituar si mysafire me rezultat 28:31 (12:15).

Të përzgjedhurit e trajnerit Muhamed Ismanili në asnjë moment nuk kanë lëshuar nga duart e tyre epërsinë, duke mbajtur në kontroll rezultatin, që në pjesën e parë ishte me tre gola diferencë, e që në fund të mbetet po me të njëjtën diferencë. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer me lojë të mrekullueshme Xhevair Arifi i cili ka shënuar plot 11 gola.

Tani KH Rinia ka 34 pikë dhe është në ndarje të pozitës së 4-të me KH Prespën dhe sigurisht se dramatike do të jetë në tri javët e fundit. Derbi do të luhet në xhiron e radhës, kur me 21/22 Maj në sallën “Enver Idrizi” në Shkup, Rinia është nikoqire e Mlladost që mban pozitën e tretë./Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button