Nga 150 milionët e titullit, Leicester shpenzon 40 në dy lojtarë
Leicester City e ka fituar titullin e Premierligës, ndërsa skuadra e drejtuar nga Claudio Raniaeri qysh tani po mendon për përforcime. Pas titullit të fituar, Leicester City ka filluar të mendoj për përforcimet e radhës.
Në radarin e “Dhelprave” aktualisht ndodhen dy futbollistë, që të dy pjesë e Premierligës. Dy lojtarët që Leicester është duke i kërkuar janë, Yannick Bolasie dhe Troy Deeney që përfshijnë çmimin e rreth 40 milionë funteve, shkruajnë mediet angleze. Bolasie aktualisht luan te Crystal Palace ndërsa Deeney në Watford.