Kameramani që inçizon për policinë kur nuk inçizon për BBC-në (FOTO/VIDEO)

Kameramani i cili mbrëmë nga afër ka inçizuar protestuesit, por edhe gazetarët dhe kameramanët e mediave, është pjesëtar i njësitit për intervenim të shpejtë në MPB.

Ka fotografi ku kameramani nga mbrëmë përngjan në njëriun, i cili me këtë njësit të MPB-së para 10 ditëve ka incizuar protestuesit para objektit “Nova Makedonija”.

Ai mbrëmë ka thënë se po incizon për Al Xhezairan dhe BBC, dhe ishte e qartë se nuk po e fliste të vërtetën. Ky njësit është nën kontrollin e zv/ministrit të MPB-së Mitko Cavkov, i cili u pat kërcënuar se do të incizojë dhe do të ngre padi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button