Tom Hanks dëshiron punën si regjisor

Tom Hanks është duke menduar që të jetë regjisor i filmit të tretë. Fituesi i çmimit  “Oscar” më parë ka bërë regjinë e dy filmave si, “That Thing You Do!” (1996) dhe “Larry Crowne” (2011) por së fundmi ai ka pranuar se do të dëshironte që edhe një herë të qëndrojë prapa kamerave edhe pse është i mendimit se ajo nuk është puna natyrale e tij.

“Jam i mahnitur me punën që ka një regjisor. Ka shumë gjëra në kokën time që do të dëshiroja t`i realizoja. Si një aktor, çdo gjë e bëj instinktivisht dhe e marr si punë personale. Nuk bisedoj me askënd për mendimet e mia”, ka thënë ai, transmeton Koha.

Si një regjisor është krejt e kundërta- duhet t`u tregoni të gjithëve se çfarë mendoni. Mendoj se për këtë puna ime natyrale është aktrimi; kur jam një regjisor, është një punë jonatyrale, një talent jo natyral”, ka thënë ai.

Ylli 57-vjeçar shpreson që ai të jetë më i përgatitur për tentimet që të realizojë një film të ri ndërsa ka thënë se duhet të ketë më shumë besim në vete.

“Duhet të mësoj por fatkeqësisht, njerëzit që vuajnë nga mungesa e vëmendjes, mund të mësojnë vetëm nëse goditesh nga të tjerët”, ka thënë ai për revistën “Total Film”. “Si regjisor nuk dua që të goditem nga të tjerët. Prandaj kur të vijë koha unë dua të kem besim dhe të bëj regjinë e një filmi të ri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button