PSP kërkon ngrirjen e pronës për personat e përfshirë në rastin “Transportuesi”

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar kërkesë për të ngrirë pasuritë e disa personave në lidhje me rastin “Transporter”. Kështu thonë nga Gjykata Penale e Shkupit, duke shtuar se lëndët tashmë janë shpërndarë tek gjykatësit në procedurë paraprake, si dhe nuk zbulojnë detaje tjera, transmeton Alsat-M.

Nga Prokuroria Speciale Publike për Alsat-M thonë se kundër 6 personave është dorëzuar propozim të sigurimit të pronës.

“Në mesin e tyre ka edhe të dyshuar në rastin, por edhe persona që u falën nga ndjekja penale. Vlera e përgjithshme për të cilën është përcaktuar se është bërë dëm është 22.024.891 denarë”, deklaruan nga Prokuroria Publike Speciale”, kanë thënë nga PSP.

Prokurorja Fetai pat njoftuar se në këtë rast janë të dyshuar 22 persona, ndërkaq për 11 persona PSP do të propozojë masë paraburgimi. Prokurorja Fetai pat treguar detajisht se si është kryer akti i krimit si dhe sa para e kanë dëmtuar buxhetin komunal dhe shtetëror drejtorët e shkollave fillore dhe mesme, pronarët e kompanive të transportit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Manastirit.

“Gjatë vitit 2012-2014,  kryetari i Komunës së Manastirit ka zgjedhur mjete për transport të nxënësve gjë që ka kushtuar 205 herë më shumë se një pagë mesatare në Maqedoni”, tha Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button