Serbia i reagon Mohgerinit: Nuk do të lejohet ndryshimi i marrëveshjes për AKS-në

Për Serbinë është krejtësisht e papranueshme ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjes së Beogradit e të Prishtinës, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai ka theksuar kështu duke komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini për Asociacionin e Komunave serbe gjatë qëndrimit të saj dje në Prishtinë.

“Askush nuk do ta ndryshojë atë që jemi marrë vesh më 25 gusht (2015)”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton Koha.net .
Mogherini në Prishtinë ka thënë se “AKS nuk do të jetë strukturë paralele e pushtetit dhe nuk vihet në pyetje integriteti territorial i Kosovës “.

“E respektojmë shumë rolin Tuaj, por nuk do të pranojmë që Ju ose dikush tjetër ta ndryshoni atë që pa hamendje është bërë në Bruksel”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se kjo ka të bëjë sidomos me marrëveshjet e 25 gushtit të vitit të shkuar me të cilat është paraparë që Statuti i AKS-së të formohet brenda katër muajsh.
Gjuriq ka shtuar se ky është mesazh edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe Mogehrinin e cila është ndërmjetësuese në dialogun e Beogradit e të Prishtinës.

“Serbia nuk heq dorë nga formimi i AKS-së nga mënyra se si është arritur marrëveshja. Nuk do të lejojmë të ndryshojë ajo që është arritur me shumë mundime me dialog”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se nuk i intereson se ç’vendim ka marrë Gjykata Kushtetuese kur e vlerësoi marrëveshjen për AKS-në me kërkesë të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button