Dënohet me 9 vjetë burg vrasësi i Leart Ademit

Personi i cili vrau Leart Ademin, djalin e gazetarit të sportit, Sami Ademi, i është shqiptuar dënimi me nëntë vjet heqje lirie. Lajmin e ka bërë të ditur vet babai i Leartit të ndjerë, Sami Ademi, në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

“Sot, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore në Shkup, ka dënuar me 9 vjet heqje lirie vrasësin e djalit tim, Enis Sabedinin, i cili natën e 3 janarit të vitit 2016, ka goditur fatalisht tri herë me thikë në zemër, Leart Ademin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, në moshën 19 vjeçare.
Sot, dhimbja në familjen time ka prekur kulminacionin dhe sa vije e shtohet gjithnjë e më shumë! Leart, pusho në Parajsë, Zoti të past mëshiruar….. Nana, Babi, Rroni dhe Ammari i vogël i cili po të kërkon për çdo ditë, nuk të harrojmë asnjëherë, ama asnjëherë…!!!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button