Tiranë, rrëzohet nga pallati vajza 20-vjeçare, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë, ku ka humbur jetën një vajzë e re.

Sipas policisë, një 20-vjeçare me iniciale T.M është rrëzuar nga kati i 4 i një pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:05, ndërkohë që policia nisi hetimet për rastin. Paraprakisht, thotë policia, dyshohet që e reja mund të jetë vetëhedhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button