Dështoi protesta e të burgosurve në Maqedoni

Është anuluar protesta e sotme para burgjeve të Maqedonisë e paralajmëruar kohë më parë. Protesta nuk kishte as brenda grilave të burgut. Arsyet mbeten të panjohura, njofton Alsat-M.

Këtë e konfirmoi avokatja Mirjana Ivanova Bojaxhievska, e cila gjatë ditës së sotme ka vizituar disa të burgosur në burgun e Idrizovës në Shkup. Pas vizitës Bojaxhievska deklaroi se situata brenda burgut është e qetë dhe normale.

Të burgosurit dhe familjarët e tyre paralajmëruan protestë në shenjë revolte ndaj presidentit Gjorge Ivanov i cili në vendimin e tij për falje përskaj funksionarëve dhe politikanëve të ndryshëm nuk përfshiu edhe të burgosurit e tjerë.

Nga zyra e presidentit u rekomandojnë të burgosurve që të ndjekin rrugën ligjore ekzistuese, që nënkupton kërkesa individuale për falje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button