PSP dorëzon të dhëna për ta zbardhur vdekjen e Kosta Kërpaç

 

Prokuroria Speciale Publike njofton opinionin se për rastin e vdekjes së personit Kosta Kërpaç i është drejtuar institucionit të Prokurorisë Publike me kërkesë për bashkëpunim institucional, transmeton Portalb.

“Kjo Prokurori Publike në përputhje me ligjin ka pranuar bashkëpunimin institucional dhe deri të Prokuroria Publike Themelore Shkup ka dorëzuar të dhëna që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rrethanave të vdekjes së personit Kosta Kërpaç. Njëherit duam t’u informojmë se edhe pse ne kemi pranuar kërkesën për bashkëpunim institucional, nga ana e Prokurorisë Publike mungon një raport i këtillë dhe bashkëpunim professional”, thuhet në kumtesë.

Nga aty theksojnë se, edhe pse deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup kanë kërkuar bashkëpunim institucional, deri tani nuk kanë marr asnjë të dhënë nga ajo çfarë kanë kërkuar.

“Edhe pse, neni 81 nga Kodi penal qartë e parashehë këtë të drejt. Njëherit ju njoftojmë se në përputhje me nenin 9 paragrafi 9 nga ligji për Prokurori, të gjitha organet janë të obliguara që në kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike duhet të sigurojnë ndihmë, për këtë arsye presim që në të ardhmen Prokuroria Publike Themelore Shkup të veprojë sipas ligjit”, përfundon kumtesa e PSP-së.

LEXO: “Rasti Kërpaç”, Zëvrlevski kërkon të dhëna nga Janeva

Lexo: Të shtënat në Kapishtec, ja kush është personi që bëri vetëvrasje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button