Konkurs për pranimin e 170 ushtarëve profesionistë

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 170 ushtarëve profesionistë në ushtri.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me Ligj për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë(ARM), përkatësisht të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike të nevojshme për kryerjen e shërbimit të Armatës,  ta ketë të kryer shkollën e mesme, ta ketë të kryer  shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak në ARM dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet në ditën e përfundimit të shpalljes për ushtarë profesional.

Kandidatëve të paraqitur për gatishmërinë e tyre fizike do t’ju kryhen kontrolle mjekësore.
Shpallja  do të zgjasë pesë ditë, ndërsa lutjet me dokumentet e nevojshme parashtrohen në repartet rajonale të MM-së.

Marrëdhënie pune me Ministrinë e Mbrojtjes si ushtar profesional  në shërbim të Armatës, do të bazojë person i cili do t’i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta  të konfirmuara me ligj  për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë me ç’rast do të udhëhiqet  llogari  për përfaqësi të drejtë dhe adekuate të personave të cilët u përkasin të gjitha bashkësive me respekt të kritereve të profesionalitetit dhe kompetencës.

Të drejtat dhe obligimet në lidhje me shërbimin do të konfirmohen me marrëveshje të veçantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button