Reforma në drejtësi, Rama: Loja e PD-së nuk mund të vazhdojë pa fund

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, theksoi se “pa reformën në drejtësi, të gjitha reformat e tjera kërcënohen shumë seriozisht”.

“Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund, duhet t’i besojmë partnerëve tanë. Pala jonë në komision të këmbëngulë që procesi të mos rrijë më në vend. Loja e PD-së nuk mund të vazhdojë pa fund, palët duhet të ballafaqohen”, tha Rama, transmeton TCH.

Kreu i qeverisë shtoi se mazhoranca “ka punuar për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

“Kemi bërë reforma të munguara. Rritja ekonomike është 3.4%. Jemi vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Kemi reformuar sistemin e pensioneve, ndërsa shuma e ndihmës ekonomike është dyfishuar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi: “Kemi bërë një reformë të rendit dhe policisë. Për këtë jemi krenarë, edhe pse sulmohemi. Kudo ku suksesi është më i ndjeshëm, goditemi më fort”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button