Sanksionohen 12 shoferën duke drjetuar automjetet nën ndikimin e alkoolit

Policia e trafikut këtë fundjavë në Shkup dhe rrethinë ka sanksionuar 12 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit. Ata janë përjashtuar nga komunikacioni. 

Janë sanksionuar edhe 23 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, prej të cilëve 10 kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vende të banuara. Janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 22 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të komunikacionit në udhëkryqe. 

Ndërkaq, gjatë tre ditëve të fundit me automjete special “karrotrec” janë tërhequr 99 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. 

Këtë fundjavë në zonën e Qytetit të Shkupit dhe rrethinë kanë ndodhur 37 aksidente të trafikut prej të cilëve dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa një lëndime të lehta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button