Thaçi: Koalicioni qeverisës si regjimi i Millosheviçit

Shqiptarët e Kosovës në kohën e Millosheviçit, kishin një thënie të cilën sot e thonë disa shqiptarë të cilët jetojnë në Maqedoni e cila është “mirë është”, thotë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci, i cili foli për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, transmeton portali “Tetovasot”.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë Menduh Thaçi, duke folur për mungesën e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, ka krahasuar politikën e partnerëve të koalicionit qeveritarë në Shkup me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.

“E dini, çfarë dallimi ka mes kohës së Millosheviqit dhe vuajtjeve të kosovarëve dhe mes regjimit të tanishëm të Gruevskit dhe Ahmetit dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Maqedonisë. Atëherë në Kosovë nuk kishte asnjë shqiptarë që thoshte se është mirë, tani ka disa shqiptarë në Maqedoni që thonë se është mirë. Por, fatmirësisht shumë faktorë të rëndësishëm, duke filluar nga SHBA-të, BE-ja, Shqipëri dhe Kosova, të gjithë jemi me një zë, siç thotë PDSH-ja, aspak nuk është mirë”, ka thënë Thaçi.

Kreu i PDSH-së, ka komentuar edhe hapjen e Memorialit Përkujtimor në Kërçovë nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke akuzuar atë se, ka harruar varret e shqiptarëve që u hapën gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

“Ata kanë menduar se kanë kryer punë me ne, kanë prodhuar një gjeneratë virtuale të manipuluesve, të cilët sot kanë ikur në histori për të festuar diçka mbi varre të vjetra 100 vjet, i harruan ata varret e reja që i hapën në Likovë dhe Kumanovë, i harruan ato varre që i hapi politika e mbrapsht e tyre. Thaçi u dërgoi edhe një porosi zyrtarëve maqedonas, duke i ftuar ata që të krijojnë një marrëveshje të re bashkëpunimi me shqiptarët, për një shtet të përbashkët, ku të gjithë do të jenë të barabartë”, ka theksuar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button