Ndahen mjete ortopedike për invalidët

Anëtarët e Lidhjes kombëtare me invaliditet trupor – Mobiliteti në Maqedoni, gjatë këtij muaji do të mund të furnizohen me pajisje ortopedike nga Qendra për ortotikë dhe protetikë “Sllavej” pa paguar participim.

Aksionin e zbaton Qendra “Sllvej” me rastin e 3 dhjetorit – Ditës botërore të personave me invaliditet.

Personat me invaliditet trupor është e nevojshme të dorëzojnë vërtetim për ndonjë mjet ndihmës ortopedik të verifikuar në muajin dhjetor dhe librezën e anëtarësisë të Lidhjes kombëtare të personave me invaliditet trupor.

Lajme të ngjashme

Back to top button