Najçevska: Qeveria e Gruevskit s’po vepron drejt me organizatat qytetare

Profesoresha universitare Mirjana Najçevska, ka thënë se sa më shumë që pushteti e sulmon haptas Sorosin, ose tenton që t`i diskreditojë organizatat joqeveritare që financohen prej tij, aq më i ulët është niveli i demokratizimit të shoqërisë.

“Maqedonia shumë lehtë mund ta locoje veten në këtë botë të civilizimeve moderne, në bazë të asaj se në cilën mënyrë pushteti vepron me organizatat qytetare”, theksoi Najçevska.

Ajo  theksoi se vet organizatat joqeveritare nuk mund të bëjnë shumë në atë drejtim, por duhet që të insistojnë në ndërtimin e sistemit të sundimit të drejtës.

“Vetëm në një shtet ku respektohen rregullat dhe procedurat dhe në të cilën ka mekanizma mbrojtës, që reagojnë ndaj thyerjes së të drejtave, mund të funksionojnë edhe organizatat qytetare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button