Berati vjen me bronz nga Salzburgu

Nuk kanë të ndalur rezultatet pozitive të karateistit shqiptar nga Gostivari, Berat Jakupi. Së fundi Berati ka zënë vendin e tretë në turneun e “Premier League” në Salzburg të Austrisë, që është zhvilluar këtë fundjavë.

Berat Jakupi që kohë më parë u shpall fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në Spanjë, kësaj radhe në konkurrencën për seniorë, në kategorinë -84 kg, ka zhvilluar gjashtë luftëra. 

Jakupi fillimisht ka eliminuar në mënyrë ekspres karateistin  Muther Tobias me rezultat 8:0, pastaj Merc Jan u mund me rezultat 3:0, Peterson Timothy humbi nga Berati me rezultat bindës 8:1, ndërsa serbin Milan Jovanoviq e mundi me rezultat 3:2 dhe në luftë për vendin e tretë ishte më i mirë se Mehdy Cecina, duke e mundur me rezultat të pastër 5:0. 

Jakupi të vetmën humbje e ka pësuar nga turku Gunduz Gokhan me rezultat të ngushtë 4:5. 
Si zakonisht Berat Jakupi është i shoqëruar , nga trajneri i tij i palodhshëm Arlind Huesini, ndërkohë në turneun “Premier League” në Salzburg të Austrisë, ishte edhe karateisti Shaban Murtishi. 
Murtishi është anëtari i KK Drini nga Struga, ndërsa në këtë turne ka pësuar humbje në raundin e parë nga përfaqësues i Anglisë me rezultat 5:2. 
Ku ishte një nga turnet më të fortë evropian, e ku pjesëmarrës ishin garues nga 45 shtete. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button