Biçikleta fluturuese

Pajisja “Hoverbike” është në formë të biçikletës por që mund te fluturojë, njofton 21 Media.

‘Hoverboards’ kanë bërë bujë që nga krishtlindjet e kaluara, të cilat janë përkrahur edhe nga të famshmit. Kjo është pajisja e parë e këtij lloji, e cila falë ndërtimit të saj, arrin edhe të fluturojë.

Në një video të publikuar në youtube, Furze tregon se nuk ka kualifikime inxhinierie apo përvojë të fluturimit, por është i impresionuar me krijimin e tij.

Furze e ka ndërtuar pajisjen në shtëpinë e tij dhe tani për herë të parë e ka hedhur për testim, që ka rezultuar e suksesshme.

Kjo nuk është shpikja e parë e çuditshme e tij, pasi që Furze ka rekordin botëror në Guinnes për karrocën më të shpejtë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button