Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Iran

Në 21 provinca iraniane sot në mëngjes janë hapur qendrat e votimet në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke marrë parasysh faktin se në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Iran askush prej kandidatëve nuk arriti të fitojë 25 përqind të votave, sot në 21 krahina iraniane filloi raundi i dytë i votimit. Për 68 vendet e tjera në Parlamentin 290 anëtarësh iranian garojnë 136 kandidatë.

Rreth 17 milionë votues të regjistruar në Iran mund të votojnë mes orës 08:00 dhe 19:00, sipas kohës lokale. Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Iran është mbajtur më 26 shkurt të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button