Të na frikësojë “guximi” për të qëndruar në errësirë

Guximi racional është i nevojshëm për çdo njeri. Sepse, jeta është sikurse mjegulla e dendur. Po patëm ketë guxim, mjegulla mund të na ngadalësoj, por jo të na ndal. Të humbur në mjegullën që vazhdimisht dendësohet. Hapa ngecës.

Vetëkënaqësi mashtruese. Realiteti ynë nga shoqëritë demokratike, mund të shihet vikendeve dhe vetëm në film. E padurueshme është bërë jeta në mjegull. Çuditërisht jo të gjithë e duan daljen. Sikur është ndërtuar bindja se nuk ka asgjë jashtë, sikurse çdo gjë është në asgjënë brenda kësaj mjegulle.

Të mendosh dhe të angazhohesh për dalje, llogaritësh dështak nga të dorëzuarit brenda. Pasivitet që të benë të mendosh se këta njerëz nuk din për botën, e që botë e konsiderojnë terrin ngulfatës. Të jesh i ngulfatur dhe të frikësohesh se lirimi nga ngufatja të sjell vështirësi më të mëdha, është absurd.

A duhet të përshtatemi duke pranuar izolimin tjetërsues? Zhgënjimi na stopon! Zhgënjimi do të duhej të na vetëdijesonte për nevojën, për të dal nga mjegulla. Nuk bënë të na frikësoj rruga e ndritur për dalje, duhet të na frikësoj guximi për të qëndruar në errësirë.

Ne, ngrohemi duke menduar për rrezet e diellit. Nga të mashtruar jemi shndërruar në vetmashtrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button