Ban Ki-moon dënon frenimin e refugjatëve

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar politikat “ tejet strikte” ndaj refugjatëve në Evropë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një fjalim në parlamentin Austriak, ai ka thënë se ndalesa të tilla janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të vendeve anëtare.

Këtë deklaratë ai ka dhënë pas aprovimit të një draftligji nga parlamenti austriak, për kufizimin e të drejtave për azil dhe lejimin për refuzim të kërkesave në kufi.

Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe Austrinë, është duke luftuar për të përballuar fluksin e madh të migrantëve sirian. Më shumë se një million persona kanë arritur në Evropë përgjatë vitit të kaluar, në krizën e refugjatëve më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button