Todev: Ose ndryshim i marrëveshjes kolektive ose grevë!

Pasi që Sindikata Reprezentuese e Policisë dhe Gordana Jankullovska e nënshkruan marrëveshjen kolektive në prill të vitit kaluar, policia hyri në kolaps, deklaroi në emisionin “10 Minuta”, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve të Maqedonisë, Goce Dellçev Todev.

“Kërkuam nga ministri Oliver Spasovski rikthimin e sistemit të vjetër në punë. Kjo do të thotë 176 orë pune, ashtu siç edhe është fondi për një punëtor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ja unë personalisht, muajin e kaluar i kam bërë 360 orë pune, kurse MPB-ja sipas ligjit nuk mund të më paguajë për më shumë se 176 orë, plus 32. Nëse e kupton këtë gjë ministri Spasovski, atëherë do ta kthejmë sistemin e vjetër të punës”, u shpreh Goce Dellçev.

Dellçev Todev u ankua edhe për kushtet e punës, gjë për shkak të së cilës, siç theksoi,  edhe kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes kolektive, pagesën e orëve shtesë si dhe pagesë shtesë për punën kufitare.

Në emër të policëve, ai i bëri thirrje ministrit Spasovski për zgjidhje urgjente të problemeve të policëve. Në të kundërtën, siç tha ai, policët do të detyrohen të drejtat e tyre t’i kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button